Kaqusha Jashari: Shkrirja në AAK nuk vjen në konsideratë

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Themeluesja e PSD-së, Kaqusha Jashari, po e konsideron si të pabazuar deklaratën e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se partia e saj mund të shkrihet tek partneri i koalicionit.

Jashari madje po dyshon se votat e socialdemokratëve u manipuluan nga partnerët e Aleancës.

“Na me AAK’në asgjë nuk kemi, kemi pas koalicion jo të suksesshëm në tërësi, por edhe plus jemi të zhgënjyer që brenda koalicioni me deputetë dhe ish-deputetë tonë me kalu kaq keq”, tha Jashari.

“Shkrirja jo vetëm në AAK, por në asnjë parti tjetër nuk vjen në konsideratë. PSD nuk shkrihet në asnjë parti, kërkush nuk po e përmend atë në PSD”, tha Jashari për Klan Kosova.

Kujtojmë se PSD nuk fitoi asnjë ulëse për deputet në këto zgjedhje, duke shkaktuar një disfatë të thellë si parti nga 12 sa kishte brenda Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme