Kastrati: Kurti dhe Thaçi po i bëjnë presion Kushtetueses, përmes luftës personale që kanë mes vete

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar, Ardian Kastrati, ka thënë që nuk është mirë që të protestohet në kohë pandemie dhe t’i shtohet presioni Gjykatës Kushtetuese për vendimin që pritet të marrë.

“Gjendemi në një situatë shumë delikate, mjaft komplekse. Kjo javë, do të jetë determinuse, në kuptimin e orientimeve tona, se nga do të shkojë ky sistemi politik i Kosovës në të ardhmen”.

Kastrati në Info Magazine në Klan Kosova, ka theksuar se kryeministri Kurti dhe presidenti Thaçi po i bëjnë presion Kushtetueses, me luftën personale që e kanë mes vete.

“Çështja është se nga do të ecë sistemi politik, cilado palë, në njërën anë presidenti dhe në anën tjetër, Vetëvendosje na mbajnë peng, na dhunojnë dhe na torturojnë përmes deklaratave që po i quajnë ata ping-pong. Kjo në kuptimin që me presionu Gjykatën Kushtetuese.

Kjo sipas Kastratit, është gati me fundin e sistemit politik dhe vë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit të Kosovës.

“Problem është presioni i Kurtit dhe Thaçit ndaj Gjykatës Kushtetuese, që është ushtruar më herët dhe aty shoh një rrezik jashtëzakonisht të madh. Edhe gjyqtarët bien në presion të vendimit të mundshëm që do të marrin këtë javë. Protesta është diçka tjetër, por është pjesë e zhvillimeve politike”.

“I pari jam që do ta dal në protestë, kur ata të protestojnë për ligjin anti – mafia, për t’i konfiskuar pasurinë ish ministrave, zyratrëve të cilët me korrupsion janë pasuruar, cilësdo parti që i përkasin”.

Të ngjashme