Kelmendi: Nuk i kam obliguar punëtorët e mi ta votojnë PDK-në

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i ELKOS, Ramiz Kelmendi ka deklaruar se nuk e njeh Amar Pushkën, aktivistin e VV-së i cili ditë më parë e kishte lëshuar punën si shkak i presioneve në kompaninë e Kelmendit.

Kelmendi ka mohuar se dikujt në kompaninë e tij i shkelen të drejtat dhe dhe se nuk i ka obliguar asnjëherë punëtorët e tij, ta votojnë PDK-në

“Nuk ka pasur asnjëherë shkelje edhe kur kanë qenë qeveritë e kaluara që me u ndalu tash shkeljet. Nuk e di unë për çfarë punëtori është fjala. Nuk e di që ka dikush obligim me i votu partitë politike, e aq më pak ai personi në fjalë të cilin unë nuk e njoh hiç”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka thënë se askush në kompaninë e tij s’ka qenë i detyruar të votojë për asnjë prej partive që kanë garuar në zgjedhje.

“Nuk ka kërkush obligim me votua, e aq më pak ndonjë person që paska aderuar apo ka shkuar në çfarëdo forme në cilëndo parti, mundet me shkua me lëvizë krejt çka i takon Ligjit të drejtat e tij janë, mundet me lëvizë ku të dojë kush të dojë, as s’ka obligim për të votuar askë”, ka shtuar ai.

Të ngjashme