Kërkesë udhëheqësve të shteteve anëtare të BE dhe Ballkanit Perëndimor: Mundësoni lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Ne, organizatat dhe individët e nënshkruar nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian (BE) u kërkojmë qeverive të gjashtë vendeve të Ballkani Perëndimor dhe udhëheqësve të Shteteve Anëtare të BE të veprojnë me shpejtësi në heqjen e regjimeve të vizave dhe krijimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor që udhëtojnë brenda rajonit dhe në të gjithë zonën Shengen.

Pengesat ekzistuese për lirinë e lëvizjes brenda rajonit dhe në të gjithë zonën Shengen po i pamundësojnë lidhjet familjare, dëmtojnë bizneset, frenojnë shkëmbimet studentore dhe akademike, dhe po e pamundësojnë bashkëpunimin dhe zhvillimin rajonal.

Lëvizja e qytetarëve të vendeve të Ballkani Perëndimor brenda rajonit vazhdon të jetë sfiduese për shkak të kufizimeve/mosnjohjes së pasaportave, si në rastin e udhëtimit midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe midis Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës. Qeveritë duhet të kuptojnë që rrugët, tunelet dhe hekurudhat nuk do t’i shërbejnë plotësisht vendeve të Ballkani Perëndimor, përveç nëse dispozitat lehtësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda rajonit.

Poashtu, mundësitë për qytetarët e vendeve të Ballkani Perëndimor janë shumë më të kufizuara kur bëhet fjalë për të kontribuar dhe përfituar nga projekte rajonale, por edhe nga programe më të mëdha të BE-së — të tillë si Programi Erasmus+ — të cilat janë provuar të jenë të dobishme për studentët, studiuesit dhe sipërmarrësit e rinj, duke ofruar përvoja që ndryshojnë jetën për qytetarët e BE-së. Kur mundësi të tilla ekzistojnë, ato priren të jenë të mundshme vetëm për njerëzit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasaporta e të cilëve u lejon atyre të udhëtojnë më lehtë, pa kaluar procedura të gjata dhe të kushtueshme për të marrë një vizë Shengen.

Kufizimet/mosnjohja e pasaportave dhe regjimet e vizave brenda rajonit janë pengesa serioze që duhet të zgjidhen urgjentisht. Takimi i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor në Berlin është një mundësi e jashtëzakonshme për heqjen e regjimit të vizave dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes në rajon.

Eksplorimi i potencialit të kapitalit njerëzor brenda Procesit të Berlinit ka qenë jetik, i cili mundësoi përfshirjen e të rinjve dhe shoqërisë civile si nxitës të ndryshimeve shoqërore dhe që shihet si një investim në lëvizjen e njerëzve. Mbështetjes nga BE për vendet e Ballkani Perëndimor shpesh i ka munguar ky aspekt shoqëror, i cili mund të ketë një ndikim kuptimplotë dhe të qëndrueshëm mbi qytetarët dhe shoqëritë.

Liberalizimi i vizave nga e cila përfitojnë pesë vendet e Ballkanit Perëndimor që nga viti 2009 ishte nxitja më e madhe për zhvillimin ekonomik të rajonit. Pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave për Ballkanin Perëndimor, tregtia e rajonit me BE u rrit pothuajse dy herë e gjysmë.

Sidoqoftë, qytetarët e Kosovës mbeten të vetmit në rajon të cilëve u duhet vizë për të udhëtuar në zonën Shengen. Përkundër faktit se në vitin 2018, Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova kishte përmbushur të gjitha standardet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave dhe votimit nga Parlamenti Evropian në favor të propozimit të Komisionit, propozimi është ende në pritje në Këshillin Evropian.

BE duhet të marrë një rol të përgjegjshëm dhe të ruajë besueshmërinë e saj në rajon duke përmbushur premtimet e dhëna qytetarëve të Kosovës dhe duke i dhënë liberalizimin e vizave Kosovës këtë vit. Duke dhënë liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor, BE do të përmbushë premtimin e saj dhe vlerën e saj thelbësore – lirinë e lëvizjes.

Nënshkruesit sipas radhitjes alfabetike:

1. Afrim Maliqi, drejtor i HANDIKOS – Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës

2. Albana Veseli, Anëtare e Bordit, Western Balkans Alumni Association, Kosovë

3. Albulena Nrecaj, Drejtoreshë Ekzekutive, Iniciativa për Progres (INPO), Kosovë

4. Anida Šabanović, Drejtoreshë Ekzekutive, Foreign Policy Initiative BH, Bosnjë dhe Hercegovinë

5. Antonio Mihajlov, Këshilltar i Lartë, Subversive Front, Maqedoni e Veriut

6. Arben Hajrullahu, Drejtor Ekzekutiv, Qendra për Kurajo Politike, Kosovë

7. Arjeta Maka, aktiviste e shoqërisë civile, Kosovë

8. Astrit Istrefi, Drejtor Ekzekutiv, The Balkan Forum

9. Aulonë Memeti, Drejtoreshë Ekzekutive, Admovere, Kosovë

10. Avdyl Gashi, Drejtor, Global Shapers Community Prishtina, Kosovë

11. Avni Dervishi, Kryetar i Sektorit Global, Fuqia e Diasporës, Suedi

12. Azra Berbić, Koordinatore e Programit, Post-Conflict Research Center, Bosnjë dhe Hercegovinë

13. Bashkim Ibishi, Drejtor, Advancing Together, Kosovë

14. Besmir Kokollari, Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime “iCHAT”, Kosovë

15. Burim Ejupi, Drejtor Ekzekutiv, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Kosovë

16. Damir Radeković, President, Youth Center Vermont, Bosnjë dhe Hercegovinë

17. Dina Bajramspahić, aktiviste e shoqërisë civile, Mali i Zi

18. Drita Shabani, MSc. studime profesionale për administratë publike, Ing. e Arkitekturës, Kosovë

19. Egzona Bokshi, aktiviste e shoqërisë civile, Kosovë

20. Emina Bošnjak, Drejtoreshë Ekzekutive, Sarajevo Open Center, Bosnjë dhe Hercegovinë

21. Emina Kuhinja, Hulumtuese, Foreign Policy Initiative BH, Bosnjë dhe Hercegovinë

22. Emrah Cermjani, Drejtor Ekzekutiv, OJQ Roma in Action, Kosovë

23. Erblin Hoxha, Drejtor Ekzekutiv, Debate Center, Kosovë

24. Fikrije Ferizi, Drejtoreshë Ekzekutive, OJQ Qendra e Gruas “ATO”, Kosovë

25. Florian Bieber, Profesor, Southeast European History and Politics, University of Graz, Austri

26. Françeska Muço, Drejtoreshë Ekzekutive, Young Professionals Network, Përfaqësuese e të rinjëve nga Shqipëria në Bordin Drejtues të RYCO, Shqipëri

27. Frank Morawietz, Drejtor Menaxhues, Crossborder Factory, Gjermani

28. Gani Rashiti, Drejtor Ekzekutiv, Center for Advocacy and Democracy Development (CADD), Serbi

29. Genc Broqi, Menaxher i Programeve, Roma Versitas, Kosovë

30. Goran Svilanović, Diplomat, Serbi

31. Hannes Swoboda, President, International Institute for Peace, Austri

32. Igballe Hajdari, Drejtoreshë Ekzekutive, OJQ “Gruaja Hyjnore”, Kosovë

33. Jadranka Milicevic, Drejtoreshë Ekzekutive, CURE Foundation, Bosnjë dhe Hercegovinë

34. Jonida Mersinllari, Anëtare e Bordit, Western Balkans Alumni Association, Shqipëri

35. Klaudjo Kavaja, Anëtar i Bordit, Western Balkans Alumni Association, Shqipëri

36. Leila Bičakčić, Drejtoreshë Ekzekutive, Center for Investigative Reporting, Bosnjë dhe Hercegovinë

37. Marigona Shabiu, Drejtoreshë Ekzekutive, Youth Initiative for Human Rights (YiHR), Kosovë

38. Mario Mažić, Partner Themelues, Europe & Southeast Consultancy, Kroaci

39. Marjola Memaj, Youth Activist & Trainee at the European Parliament, Shqipëri

40. Mentor Boja, Zyrtar për çështje sociale, Union of Kosova, Kosovë

41. Miloš Perović, Drejtor Ekzekutiv, ALFA Centar, Mali i Zi

42. Miralem Tursinović, Drejtor, Youth Resource Center, Bosnjë dhe Hercegovinë

43. Mite Kuzevski, Foundation for debate and education IDEA Southeast Europe, North Macedonia

44. Naim Rashiti, Drejtor Ekzekutiv, Grupi për Ballkan/Balkans Policy Research Group, Kosovë

45. Randall Puljek-Shank, PhD, Bosnian-American Friendship Association, Bosnjë dhe Hercegovinë

46. Regjë Mulaj, Drejtor Ekzekutiv, OJQ “VISION 02”, Kosovë

47. Remzije Duli, Kryeshefe Ekzekutive, Building Blocks For Success, Kosovë

48. Sabahudin Mujkić, Anëtar i Bordit, Western Balkans Alumni Association, Bosnjë dhe Hercegovinë

49. Samir Agić, Drejtor Ekzekutiv, Center for Education and Socialising (COD Jajce), Bosnjë dhe Hercegovinë

50. Sebastian Schäffer, Drejtor Menaxhues, Institute for the Danube Region and Central Europe, Austri

51. Senada Šelo Šabić, Institute for Development and International Relations, Kroaci

52. Silvia Nadjivan, Shkencëtar Politik dhe Autor, Austri

53. Stephanie Fenkart, Drejtoreshë, International Institute for Peace, Austri

54. Ulrike Lunacek, nënpresidente e European Citizens Forum dhe ish nënpresidente e Parlamentit Evropian dhe Raportuese për Kosovën, Austri

55. Valon Arifi, aktivist për të drejtat e njeriut, Serbi

56. Vebi Mujku, Drejtor Ekzekutiv, Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale, Kosovë

57. Vedran Džihić, Hulumtues i Lartë, Austrian Institute for International Affairs, Austri

58. Vehbi Goxhuli, Drejtor Ekzekutiv, OJQ Gjeomjedisi, Kosovë

59. Veton Mujaj, Drejtor Ekzekutiv, OJQ “Syri i Vizonit” NGO, Kosovë

60. Visar Azemi, Drejtor Ekzekutiv, Balkan Green Foundation, Kosovë

61. Visar Haxhifazliu, Drejtor Ekzekutiv, THY NGO, Kosovë

62. Visar Hoti, CEO, TV TEMA, Kosovë

63. Visare Berisha Shabani, Drejtoreshë Ekzekutive, Assist Kosovo Center – Assist, Kosovë

64. Xhabir Deralla, President, Center for Freedom – CIVIL, Maqedoni e Veriut

Të ngjashme