Kërkohet që të lejohet mbajtja e mbrëmjes së maturës, përgjigjet ministrja Nagavci

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 13:50 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që të lejohet mbajtja e mbrëmjes së maturës, raporton Ekonomia Online.

 “Ka një mungesë serioze të koordinimit të dikastereve të përcaktuara të procesit të vaksinimit. Kërkesa jem për ju është edhe pse arsimi primar është përgjegjësi e komunës mirëpo masat e shtetit që ta bëni një plan të saktë të procesit të vaksinimit të mësimdhënësi. Asociacioni i Komunave të Kosovës thotë që të organizohet matura dhe ekskursioni dhe është një çështje që ndodh një herë në jetë dhe kërkoj prej jush që t’i shikosh mundësit që të mbahet mbrëmja e maturës”.

Ndërsa, Nagavci tha se nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga Asociacioni i Komunave për mbajtjen e maturave.

Ajo tha se vendimi i qeverisë e ndalon, derisa tha se ky vendim është marr për mirëqenien e nxënësve.

“Provimi i maturës do të mbahet vetëm për një ditë dhe vendimet e mija nuk do të jenë të pa bazuara nuk kam pranuar asnjë kërkesë nga Asociacioni i Komunave, vendimi i qeverisë ndalon ekskursionet dhe maturën dhe kjo për ruajtjen e shëndetit të nxënësve”.

Kuvendi i Kosovës po mban debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19.

Të ngjashme