Kërkohet shkarkimi i zv/sekretarit të Ministrisë së Financave

Prishtinë | 25 Gus 2022 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Avokati Xhevdet Smakiqi ka deklaruar se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës duhet ta kërkojnë shkarkimin e zëvendëssekretarit të Ministrisë së Financave, Enis Spahiu nga kjo pozitë.

Kjo për shkak se Spahiu përmes një email-i ka kërkuar pezullimin e pagave për punëtorët e sektorit publik që hyjnë në grevë.

Sipas Smakiqit, i cili ka shkruar në Facebookun e tij, greva është veprim i garantuar me ligj.

“BSPK-ja dhe SBASHK-u duhet shtuar tash kërkesën shtesë për shkarkimin e Zv.Sekretarit te Përgjithshëm te Ministrisë se Hekuran Muratit, Enis Spahiu. Grevat e punëtoreve janë te garantuara me nenin 27 par.4 te Ligjit Për Organizmin Sindikal Nr.04/-L-011 punëdhënësit i ndalohet te ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj grevistëve”, shkroi ai.

Të ngjashme