Këshilla e Beqajt për Haradinajn: Mos e bëj gabimin e Mustafës

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Belul Beqaj ka një këshillë për Ramush Haradinajn, kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Tash që prognoza e tij ka dalë e saktë, thotë se ka të drejtë ta këshillojë kreun e AAK-së.

Beqaj në një intervistë në Deskun e KOHËS ka thënë se Haradinaj nuk bën të bëjë gabimin e Isa Mustafës, kur përjashtoi Vjosa Osmanin nga partia, pasi nuk pajtohej me të.

Beqaj i është referuar veprimit të fundit të Reshitajt, që në kundërshtim me qëndrimin e partisë, votoi për presidente të dielën.

“Unë i kam thënë me kohë, më 2019, Isa Mustafës, më mirë të shkojë ndershëm me kohë, se sa pandershëm dhe të përfundosh karrierën. Ma më mirë mos me marrë masa ndaj Vjosa Osmanit, sepse nëse merrni masa nuk do të pësojë Vjosa Osmani po LDK-ja. Dhe, pasi ka ndodhur kjo prognoza ime, pra ishte e saktë, kisha me dhënë një këshillë për AAK-në, të mos merret me largimin e Albena Reshitajt, se AAK-ja do të pësojë sikurse LDK-ja”, ka thënë Beqaj.

LDK-ja në zgjedhjet e fundit, pa Vjosa Osmanin, fitoi më pak se 13 për qind të votave. Osmani, që ishte në listë të VV-së, së bashku fituam mbi 50 për qind.

Osmani së fund u zgjodh presidente e vendit.

Të ngjashme