Këshilltarë nga Gjermania e Franca në Kosovë – Raci: Dialogu në fazën finale, asociacioni pjesë e marrëveshjes

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 10:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Analisti politik, Gazmir Raci në një intervistë për Ekonomia Online  e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme vizitën e dy këshilltarëve të jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Sipas tij, tashmë dy fuqitë e mëdha Gjermania dhe Franca po angazhohen në dialogun e Brukselit.

Tutje, ai tha se një bashkëpunim ndërmjet ShBA-së, BE-së e këtyre dy shteteve mund ta ofrojë Kosovën drejt finales.

“Është shumë e rëndësishme që dy fuqitë më të mëdha Gjermania dhe Franca po angazhohen direkt në dialogun e Brukselit. Ne tashmë kemi hyrë në fazën finale të këtij procesi”.

“Kryeministri Kurti ka paraqitur 6 pikat sesi ai e she finalen. Një bashkëpunim i ngushë ShBA, Francë, BE e qon dialogun më sigurt në finale”.

Sipas tij, çështja e asociacionit mund të paketohet vetëm në kuadër të marrëveshje finale dhe gjashtë pikave të kryeministrit Albin Kurti.

“Nuk ka asnjë presion në kuadër të Brukselit edhe për faktin se nëse do të kishte presion do të ishte më i shkurt në kohë”.

“Tashmë 1 vjet po dialogojmë dhe çështja e asociacionit mund të paketohet vetëm në kuadër të marrëveshjes finale dhe 6 pikave të kryeministrit”.

Të ngjashme