Këshilltari i kryeministrit Kurti e mohon se ShBA-ja ka kërcënuar me tërheqje të trupave

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Erzen Vraniqi, këshilltar politik  i kryeministrit Albin Kurti, ka mohuar raportimet e medieve se  Robert O’Brienit, këshilltar i presidentit Donald Trump për Siguri Kombëtare dhe Richard Grenellit, emisar special i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, e ka kërcënuar Kosovën me tërheqjen e trupave ushtarake dhe ndaljen e ndihmave në fushën e ekonomisë, shkruan Ekonomia Online.

Vraniqi përmes statusi në Facebook, është shprehur se ajatë bisedës së djeshme telefonike të Kryeministrit Kurti me Ambasadorin O’Brien dhe Ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova dhe se do ta ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për vendin tonë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta rrisin zhvillimin ekonomik e ta forcojnë sigurinë në rajon. Në fund të bisedës, të dyja palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin.”, ka shkruar Vraniqi.

Të ngjashme