Këshilltari i Thaçit e tall ministrin e Kurtit: T’i jepet çmimi Nobel

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Deklarimet e ministrit të Financave, Besnik Bislimi, se Kosova aktualisht ka shënuar përqindjen me të ulët të papunësisë që nga viti 1999 ka nxitur reagime të shumta.

Artan Behrami, këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, thotë se për një deklaratë të tillë minsitri Bislimi Meriton çmimin Nobel.

Behrami thotë se një deklaratë e tillë e ministrit të Kurtit vjen në kohën kur të gjitha shtetet po përballen me recension ekonomik dhe papunësi si pasojë e pandemisë COVID-19.

“Kjo ësht ëmënyra se si ministrat i shohin njerëzit si budallenj që s’mund t’i kuptojnë gjërat bazike”, ka shkruar Behrami,

Të ngjashme