Këshilltari i Thaçit: Haxhiut po i ngatërrohen nenet dhe ligjet

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Presidentit Hashim Thaci, Adil Behrami përmes një postimi ka shkruar se Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu duhet ta bënë dallimin mes Kodit Penal të shfuqizuar dhe Kodit Penal në fuqi.

Ai me tutje shkruan se Haxhiu tash i kupton veprat penale që i ka bërë në të kaluarën nëse nuk i ngatërrohen nenet dhe ligjet, tha ai.

Postimi i plotë:

Mirë që Qeveria më në fund e mori pak më seriozisht pandeminë COVID 19. Por, mirë do ishte sikur edhe Ministrja e Drejtësisë, njeriu kryesor i ekzekutivit në sistemin e drejtësisë, të dinte ta bënte dallimin mes Kodit Penal të shfuqizuar dhe Kodit Penal në fuqi, sepse neni 256 i Kodit Penal që ajo mbrëmë e paska cituar, i përket tashmë Kodit Penal të shfuqizuar.

Në Kodin Penal në fuqi, atë çështje e rregullon neni 250.

Për informimin tuaj ministre, ky është Kodi Penal i shfuqizuar, nenin e të cilit ju e keni cituar: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2834;

Ndërsa, ky është Kodi Penal në fuqi: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=18413;

Edhe ministre, meqë paske nisur leximin e legjislacionit dhe Kodit Penal, tash besoj i kupton më qartë edhe veprat e tua penale, që i ke bërë në të kaluarën, nëse më nuk të ngatërrohen kuptohet nenet dhe ligjet.

Të ngjashme