Këshilltari i Thaçit u reagon gjermanëve e francezëve: Presioni ndaj LDK-së është përzierje në punët e brendshme

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ndaj iniciativës së sotme të Ambasadës së Gjermanisë dhe të Francës, që kërkuan nga kreu i LDK’së, Isa Mustafa dhe nga zëvëndëskryeministri Avdullah Hoti ta shqyrtojnë mundësinë për tërheqjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Sipas Behramit, një kërkesë e tillë është e paprecedentë dhe ndërhyrje direkte në punët e brendshme dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Demarsh i paprecedent nga Ambasada Gjremane dhe ajo Franceze drejt zëvëndëskryeministrit Avdullah Hoti dhe liderit të LDK’së, Isa Mustafa. Presioni dhe kërkesa për ta tërhequr mocionin e votë besimit është interferim direkt në demokracinë e brendshme dhe cështjet dhe procedurat kushtetuese në Kosovë”, ka shkruar Behrami.

Të ngjashme