Këshilltari i Vjosa Osmanit: Presidentja nuk i ofroi Dakës as dekoratë, as mirënjohje

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i presidentes, Vjosa Osmani, Artan Murati ka reaguar pas raportimeve se presidentja Osmani i ka ofruar Valdete Dakës mirënjohje presidenciale.

Ai tha se si dëshmitar i takimit të sotëm, Osmani nuk i ka ofruar Dakës as dekoratë e as mirënjohje presidenciale.

“Si dëshmitar i takimit të sotëm, e konfirmoj që Presidentja Osmani absolutisht NUK i ka ofruar znj. Valdete Daka as dekoratë, as mirënjohje presidenciale”, ka shkruar ai.

Përndryshe, nën arsyetimin se kryesuesi i KQZ’së duhet të jetë i pavarur, presidentja Osmani ka shkarkuar nga detyra sot Valdete Dalën

“Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në vendim.

Presidentja Vjosa Osmani, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniqi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas shkarkimit të Valdete Dakës.

Të ngjashme