Kica-Xhelili ulet pranë Abdixhikut në Kuvend

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili e cila ditë më parë ka zyrtarizuar kalimin nga Lista “Guxo” në Lidhjen Demokratike të Kosovës, po merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

Ajo ulur pranë kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në pjesën e Kuvendit ku ulen Grupi Parlamentar i kësaj partie.

Kica-Xhelili tha javën e kaluar se një nga arsyet më të forta për largimin e saj nga koalicioni qeverisës, ishin hapat e bërë nga qeveria dhe shumica parlamentare drejt reformës në drejtësi, me të cilat ajo nuk pajtohet.

Të ngjashme