Kjo është lista e propozuar nga Krasniqi për Kryesinë e re të PDK-së

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur Këshillin Drejtues për formimin e strukturave udhëheqëse të partisë, pas zgjedhjeve të brendshme.

Në bazë të kësaj liste, PDK do të ketë katër nënkryetarë: Vlora Çitakun, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili dhe Ramë Buja. Sekretari i përgjithshëm pritet të jetë Bajrush Xhemajli.

Emrat e rinj të Kryesisë janë; Bernard Nikaj, Donika Shahini, Adri Nurllerari dhe Rashit Qalaj.

Përbërja e Kryesisë së re të PDK-së:

Bernard Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.

Mbledhja e Këshillit Drejtues po vazhdon, ndërsa pas përfundimit kryetari Memli Krasniqi pritet të mbajë konferencë për medie.


Të ngjashme