Kjo është oferta e fundit e Vetëvendosjes për LDK-në

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Arritja e një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është bërë tani një problematik e madhe pasi nuk po arrihet të bëhen pazaret për ndarjen e pozitave.


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka treguar në T7 se cila është oferta e VV-së ndaj LDK-së për bashkëqeverisje.

“Propozimi jonë është ndarja e ministrive 5 me 5”, ka thënë Konjufca.

“Ky është kompromisi jonë. Ndarja e ministrive 5 me 5 dhe kryeministri për kryeparlamentarin. Presidenti i padiskutueshëm”

Po ashtu, Konjufca ka thënë se dy anëtarë të VV’së do të jenë pjesë e kryesisë së Kuvendit pasi që i takojnë sipas Kushtetutës së Kosovës.

Ndryshe, LDK dhe VV nuk arritën të lidhin një marrëveshje të hënën për koalicion qeverisës pasi që LDK kërkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe postin e presidentit.

Por, kushti kryesor i LDK’së është që posti i Presidentit t’i takon vetëm atyre dhe në krye të saj të vjen kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Të ngjashme