Faton Klinaku paralajmëron protestë gjatë seancës për pagën minimale

Prishtinë | 20 Qer 2022 | 10:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka paralajmëruar sërish protestë në ditën e mbajtjes së seancës plenare. OVL e UÇK-së, i ka dhënë kohë Qeverisë që deri në lexim të dytë ta përmirësojë projektligjin për pagën minimale dhe të fusë edhe veteranët, raporton Ekonomia Online.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protestë në ditën që do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtim-lexim të dytë të ligjit për pagën minimale.

Në konferencën për media të mbajtur të hënën, Klinaku ka thënë se pavarësisht se a do të plotësohet kërkesa e tyre, protesta do të mbahet, por se varet nga vendimi se si do të rrjedhë kjo protestë.

“Në takimin me kryeministrin Kurti nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët. Ka premtuar që do të dalë me propozim në lidhje me këtë çështje dhe ne i kemi dhënë kohë. Ne ju japim kohë që deri në lexim të dytë ta përmirësojnë gabimin që e kanë bërë me diskriminimin e veteranëve për pagën minimale. Nëse deri në lexim të dytë nuk rregullohet ky problem, pra nëse diskriminimi vazhdon, atëherë ne sot paralajmërojmë protestë në ditën që do të mbahet seanca për shqyrtim-lexim të dytë të ligjit për pagën minimale. Në bazë të një vendimi që e kemi marrë si organizata të dala nga lufta, ne do të protestojmë në ditën që do të mbahet leximi i dytë për këtë ligj që ka të bëjë me pagën minimale ku nuk janë përfshirë veteranët e luftës”, ka thënë Klinaku.

“Ashtu siç nuk e kemi pranuar okupimin nuk pranojnë diskriminim dhe as politizim. Në takim me kryeministrin nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët. Kurti vazhdoi të insistojë në qëndrimet e tij diskriminuese me tendencë politizuese. Kryeministri ka premtuar që do të dal me propozim se di të dal me propozim dhe ne i kemi dhënë kohë”, ka thënë Klinaku.

Të ngjashme