Koalicioni PAN mund të ketë emër të ri për kryeministër

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Kosova aktualisht gjendet përballë një situate të re politike, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Veprimi i Haradinajt krijoi paqartësi ligjore dhe vakuum institucional. Kryeministri në dorëheqje iu drejtua Gjykatës Kushtetuese lidhur me kompetencat dhe mundësitë vendimmarrëse të tij, deri në krijimin e një Qeverie të re, shkruan lajmi.net.

Sido qoftë, Kosova mund t’i shpëtojë zgjedhjeve nëse partitë politike, qofshin ato të koalicionit apo të opozitës arrijnë të gjejnë një kryeministër konsensual për krijimin e një Qeverie teknike.

Sipas nenit 95.5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gëzon të drejtën në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend nga zgjedhjet e fundit, të mandatojë një kandidat të ri për të formuar Qeverinë pa pasur nevojë që të shkohet në zgjedhje.

Presidentit,  sipas nenit 95.5 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gëzon të drejtën në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend nga zgjedhjet e fundit, të mandatojë një kandidat te ri, për të formuar Qeverinë pa pasur nevojë që të shkohet në zgjedhje. Në qoftë se përbërja e propozuar nuk merr shumicën e votave të nevojshme prej 61 votash, Presidenti brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë.  Duke u bazuar edhe në aktvendimi e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014, në mundësinë e dytë që ka Presidenti për emërimin e kandidatit tjetër, nuk përcaktohet se cila parti ose cili koalicion e propozon kandidatin e ri për Kryeministër.  Sipas këndvështrimit të Gjykatës, është në diskrecionin e Presidentit të Republikës që, pas konsultimeve me partitë parlamentare dhe me koalicionet, të vendosë se cilës parti ose cilit koalicion do t’i jepet mandati për të propozuar kandidatin tjetër për Kryeministër. Kjo nënkupton që Presidenti mund të vendosë t’i japë të njëjtës parti ose koalicion edhe një rast për të propozuar kandidatin tjetër, që mund të jetë i suksesshëm në formimin e Qeverisë së re, duke marrë votat e nevojshme në Kuvend.

Të ngjashme