Komisionit hetimor për turqit i vazhdohet mandati edhe 30 ditë

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 11:59 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 60 vota për, për të dytën herë në votim, Kuvendi i Kosovës miratoi kërkesën për vazhdim të mandatit të Komisionit Hetimor për ndriçimin e rastit të dëbimit të shtetasve turq, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Xhelal Sveçla, kërkoi që të vazhdohet mandati edhe për 30 ditë.

“Për shkak të volumit të punës kemi kërkuar që mandati të vazhdohet edhe me 30 ditë”, tha Sveçla.

Vazhdimi i mandatit të këtij komisioni nuk mori shumicën e votave në votimin e parë.

Mosvotimi i disa pikave të rendit të ditës, bërë që të reagoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. Ai tha se pozita po i bojkoton votimet.  

“Kjo po ndodhë për shkak të një vendimi të opozitës që të mos votohet asnjë nga pikët për shkak të asaj që ndodhi me komisionin për zbardhjen e rastit të dëbimit të shtetasve turq që u pa qartë se pozita po e bojkoton”, tha Konjufca, raporton EO.

Ndërsa, Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se po bëhet kushtëzim për votim. Sipas tij, ka qenë paaftësi e atyre që e kanë udhëhequr Komisionin për dëbimin e shtetasve turq.

“Unë këtë e kuptova si një lloj kushtëzimi që ne s’votojmë nëse ju s’votoni. Nëse e kanë kaq me rëndësi atë komision e kemi mbështet të gjithë. Paaftësia e atyre që e kanë udhëheqë atë komision nuk kund të vazhdojë. Përveç shkeljeve procedurale hanë që pa u miratuar raporti krerët e atij komisioni kanë marrë vendime të paligjshme.  Rikthejeni në votim. Ne do ta japim votën për me kaluar këtë komision që ë shohim dhe vullnetin e opozitës”, tha Krasniqi.

?DREJTPËRDREJT – Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë 44 pika të papërfunduara nga seancat e mbajtura më 30 janar, 28 shkurt, 7 mars, 12 dhe 13 mars

Posted by EkonomiaOnline on Monday, April 15, 2019

Të ngjashme