Konjufca: Bashkëpunimi me Osmanin, çelësi i një fitore të paparë zgjedhore

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 16:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Vetëvendosjes Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit, e cila ka bërë të ditur se me LDK-në ka ndarë rrugët dhe se do të bashkëpunojë me Vetëvendosjen, raporton Ekonomia Online.

Konjufca, ka thënë se deklarata se saj nuk nënkupton aderimin e Osmanit në VV,por ajo ka qenë në kuptimit e bashkëpunimit.

Ai thotë se Vetëvendosje do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me Osmanin, që sipas tij ky bashkëpunim do të sjellë një fitore të paparë deri më tani në Kosovë.

“Nuk e ka thënë se do të vijë ne Vetëvendosje, por e ka thënë në kontekstin e bashkëpunimit  dhe ne e kemi këtë mendim. Do të ketë dorën e shtrirë për bashkëpunim dhe do të jetë çelësi i një fitore të paparë zgjedhore. Dhe unë mendoj se kjo fitore do të vijë shumë shpejtë”, është shprehur ai, në një konferencë për medie.

Bashkëpunimi mes Osmanit dhe Albin Kurtit, është rritur shumë gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit.

Osmani mban postin e Kryetares se Kuvendit, sipas marrëveshjes që kishte bërë VV dhe LDK për bashkëqeverisje. Por edhe pse këto dy parti tashmë nuk janë në qeverisje, Vetëvendosje nuk ka kërkuar t’ia marr postin Osmanin, pavarësisht se si fituese e zgjedhjeve partia e Kurtit ka të drejtë të ketë postin e Kryetarit të Kuvendit.

Të ngjashme