Konjufca dhe Cakaj: Nuk kursejmë asgjë për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Kosova dhe Shqipëria kanë dalë me një deklaratë të përbashkët në mbështetje të koalicionit të partive shqiptare në Luginë të Preshevës, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca.

“Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës”, thuhet në postimin e tij.

“Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme