Konjufca e dorëzon detyrën, Osmani: Dera e presidencës do të jetë e hapur për të gjitha partitë

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 21:13 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vjosa Osmani pranoi detyrën e presidentit nga kryekuvendari Glauk Konjufca, ku të dy në këtë ceremoni u zotuan për thellim të bashkëpunimit në mes dy institucioneve që përfaqësojnë, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha se dera e presidencës do të jetë e hapur për të gjitha partitë.

“Jam e bindur që ky bashkëpunim do të thellohet ndërmjet institucioneve tona jo pse jemi afër me ndërtesa por është qytetari. Dera e këtij institucioni do të jetë e hapur për të gjithë dhe bashkëpunuese me të gjitha partitë politika që të avancojnë republikën tonë. Përgjatë pesë viteve në vijim do të përballemi me shumë sfida dhe ato i tejkalojmë kur qëndrojmë bashkë kundër tyre”, tha ajo

Ndërsa, Konjufca tha se Osmani është një mbrojtëse e interesave shtetërore.

“Jam i gëzuar qe sonte e kam nderin qe t’ia dorëzojë detyrën e presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit. Ne në politike e kemi njohu njërin tjetrin për një kohë të gjatë dhe shumë të ri në moshë. Është jashtëzakonisht mirë që të gjithë qytetarët e Kosovës gjithmonë e kemi njohur si një person me cilësitë më të larta njerëzore dhe një person që ka qenë në angazhimin e vet politik një mbrojtëse e interesave tona shtetërore. Këtë përgjegjësi që po e merr do ta kryej me nder dhe respektin më të pastër për popullin që përfaqëson”, u shpreh ai.

Konjfuca në fund i tha Osmanit se “kurrë nuk është boll me i dhënë lule një zonje sikurse ju”.

No description available.

Të ngjashme