Konjufca më i preferuar se Osmani, sipas një sondazhi online

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 23:48 | Nga Ekonomia Online

Një nga garat e brendshme më interesante pritet të jetë ajo në VV, ku në mungesë të Albin Kurtit në listën zyrtare, për primatin me vota po “garojnë” Vjosa Osmani me numrin 2 e Glauk Konjufca me numrin 3.

Platforma Metriku e ka bërë një sondazh me lexues, të cilët kanë mundur të zgjedhin 5 kandidatët e tyre të preferuar nga një listë dhe ta shpërndajnë atë listë në Facebook.

Në këtë sondazh që po vazhdon, kanë marrë pjesë mbi 1000 përdorues, ndërsa ata kanë zgjedhur partitë dhe kandidatët e tyre të preferuar.

Ajo që bën përshtypje është pikërisht vota për Vjosa Osmanin dhe Glauk Konjufcën dhe diferenca mes tyre me vota në VV.

Për të parë renditjen e partive dhe të kandidatëve të partive sipas votave në këtë sondazh, klikoni këtu.

Të ngjashme