Konjufca: Në kohën e shtypjes nga Jugosllavia, Xhevdet Peci me boksin e tij gjithmonë na nxirrte të parët

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 10:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe ministrin e Bujqësisë,  Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë bërë homazhe dhe vendosur lule pranë arkivolit të boksierit të mirënjohur, Xhevdet Peci.

Kryetari Konjufca, pasi ngushëlloi familjen e të ndjerit, u nënshkrua edhe në Librin e Zisë.

Në adresimin e tij para medieve, kryetari Konjufca tha se Xhevdet Peci do të kujtohet dhe nderohet gjithnjë, pasi që në kohën kur ish-Jugosllavia pushtuese e shtypte dhe katandiste Kosovën, ai me boksin e tij prej kampioni e nxirrte Kosovën të parën.

Kreu i Kuvendit tha se lufta e Xhevdet Pecit nuk ishte vetëm luftë sportive, por edhe luftë për rezistencë.

“Të gjithë ne që i kemi mbi 40 vjet kemi qenë farë të vegjël kur boksonin Xhevdet Peci dhe të tjerët. Më kujtohet kur i shikoja të rriturit se sa forcë merrnin prej tyre. Ka qenë më shumë se sport, më shumë se boks, ka qenë luftë për liri dhe rezistencë”, tha Konjufca.

Sipas tij, Xhevdet Peci në këtë mënyrë do të kujtohet dhe nderohet përgjithmonë për kontributin që ka dhënë për sportin e Kosovës, duke inspiruar edhe boksierët e rinj. ​

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se në kohën kur populli ynë po diskriminohej nga Jugosllavia, boksi i tij ka shkuar përtej aspektit sportiv, raporton Ekonomia Online.

 “Xhevdet Peci përveç se si sportist, po edhe si kushëri i imi është shquar për disa tipare. Personaliteti dhe figura e tij në sport ka marr përmasa të tjera për shkak se si sportist tiparet njerëzore dhe të sportistit që i ka jetësua në kohën kur populli jonë diskriminohej nga ish Jugosllavia dhe boksi i tij  hekurt ka shkuar edhe përtej aspektit sportiv”, tha Peci.

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, tha se kontributi i Xhevdet Pecit do të dokumentohet dhe të ruhet, raporton Ekonomia Online.

 “Xhevdeti nuk i ka takuar vetëm gjeneratës së artë të boksit, por është shndërruar në ikonë të sportit në Kosovë. Është shquar edhe për aspektin sportive, por edhe për personalitetin e tij unik dhe njerëzi llakun”

“Është humbje e madhe për familjen e gjakut për familjen e sportit dhe gjithë popullin tonë. Suksesi i tij dhe kontributi i tij do të jehojnë përherë. Ne si institucione do të kujdesemi që kontributin e tij ta dokumentojmë dhe ta ruajmë”, tha ai.

Të ngjashme