Konjufca priti në takim myftiun Naim Tërnava

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava. 

Myftiu Tërnava e përgëzoi kryekuvendarin Konjufca për detyrën e re, i uroi suksese dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim e mbështetje. 

Kryekuvendari Konjufca e falënderoi myftiun Tërnava për bashkëpunimin e ndërsjellë, duke vlerësuar sidomos kontributin e tij dhe të BIK-ut në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të ngjashme