Konjufca u tregon batuta deputetëve: Sa jemi duke ndejt

Prishtinë | 29 Sht 2022 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës ka dështuar që ta miratojë Projektligjin për Edukimin e Hershëm, pasi në sallë ishin vetëm 60 deputetë, ku të gjithë votuan pro.

E, pas kësaj numri i deputetëve të pranishëm u rrit në 61, ndërsa ishte kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ai që shkaktoi të qeshura, pasi tha se “një herë mendova se u bëmë 62 deputetë, por qenka Ismeti”, njofton Klankosova.tv.

Tutje, të qeshurat vazhduan pasi Konjufca tregoi edhe një batutë me sekretarin e kuvendit, Ismet Kransiqin.

“Pasi jemi duke ndejt, a ua tregoj një batutë? Një batut për Ismetin po ua tregoj. Një grua në moshë, familjare e dikujt prej deputetëve e thërret dhe i thotë “cka është puna e qatij Bajrush Xhemajlit që herë po ulet atje herë te kryetari I kuvendit këtu”, tha Konjufca me të qeshura.

Të ngjashme