Konstituohet Komisioni për Arsim, deputetët paraqesin vizionet për këtë fushë

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 12:18 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është konstituuar Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Arban Abrashi, tha se do të bëjnë një punë të mirë për arsimin kulturën dhe rininë, teksa i njoftoi deputetët se takimi i sotëm është vetëm i karakterit njoftues.

“Jam shumë i bindur se do të bëjmë një punë të mirë për Arsimin, kulture Rini dhe sport. Takimi i sotëm ka karakter njoftues dhe koordinues. Takimet e mëhershme janë çështje që kanë të bëjnë me mbledhje të tjera. Pjesa dërrmuese e komisioneve janë për ditën e martë të mbahen komisionet. Para jush kemi edhe fushëveprimtarinë e komisionit”, tha ai.

Deputeti Frashër Demaj, dha një ide që planifikimit zhvillimor t’i shtohet edhe shkenca.

“Ne çështjet që lidhet me planifikim zhvillimor duhet t’i shtohet edhe shkenca. Mendoj duhet me gjet vend edhe për kërkime shkencore”, tha ai.

Teuta Haxhiu nga AAK-ja tha se ligji për arsimin e lartë duhet të ndryshohet.

“Hera e katër që jam pjesë e komisionit dhe duke ditur rëndësinë e komisionit uroj që të punojmë bashkë për interesin e arsimit në përgjithësi dhe secilën punë veç e veç. Neve na presin shumë punë. Ligji i arsimit të lartë prej 2012 është miratua po duhet mu ndryshua”, tha ai.

Por Sejdi Hoxha, nga PDK-ja tha se ligjet për arsimin e lartë që nuk kanë kaluar duhet të diskutohen.

“Si komision duhet ta kemi fokus partneritetin me palë të interesit. Të ligjet që kanë kaluar ishin 20 ligje 18 dhe 19 për arsimin e lartë nuk ka kaluar, andaj këto duhet të diskutohen. Sa i përket mbajtjes së mbledhjeve mirë është që të martave të mbajmë mbledhjet”.

Jahja Koka, nga VV-ja pati kritika për gjendjen në arsim dhe për këtë i fajësoi edhe komisionet e kaluara për Arsim.

“Jemi koshient që ky komision ka ekzistuar prej pas çlirimit. Natyrisht ato veprimtari që kanë parasysh zhvillim e shkencë dhe kulturës janë ligjet që janë rregullat që mbulojnë fushat dhe zbatohet në bazë të ligjit. Ky komision, MAShT dhe shkolla nuk ka funksionuar ku ka prodhuar analfabet dhe gjendje të keqe në arsim. Ne nuk dimë të komunikojmë me informacione të shkruara. Prandaj që të jem konkret në këtë komision duhet të merr pjesë edhe hartimi i ligjeve. Bashkëpunimi i këtij trekëndëshi ka munguar. Mjerimi i arsimit vazhdon, prandaj këtu duhet të fokusohemi”, tha ai.

Por deputetja e re nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, po shprehet optimiste, duke thënë se më punë dhe angazhim do ta kthejnë arsimin në normalitet.

“Për faktin që punoj në arsim, për mua është nder. Kemi me arrit me krijua një energji, të qenit kritik është gjë pozitive sepse e përmirëson procesin. E dimë problematikat e arsimit brenda. Për mua shqetësuese dhe duhet të punojmë shumë. Ne kemi të nevojë me na vlerësua dikush. Ka studentë fantastikë që nuk kanë pasur mundësi por janë shumë të mirë. Ideja për me nënçmua vetveten duhet me u ndal”, tha ajo.

Mbledhja e radhës u vendos për të martën në ora 10:00.

Lexo më shumë:

Të ngjashme