Konstituohet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 11:02 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është konstituuar Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve. 12 anëtarët e këtij Komisioni votuan unanimisht pikën e rendit të ditës për konstituimin e tij që do të merren ekskluzivisht vetëm me interesat e komuniteteve pakicë, raporton Ekonomia Online.

Anëtarët e këtij Komisioni u zotuan se do të mbrojnë interesat e qytetarëve që i përfaqësojnë.

Kryetarja e Komisionit, Miljana Nikolic, pas konstituimit tregoi rregulloren e punës, si dhe kompetencat e tij.

Të drejtën për t’u propozuar projektligji, që t’i trajtojë shqetësimet e komuniteteve. Çdo projektligj t’i të dërgohet për shqyrtim. Me kërkesë të kryesisë një komisioni.

Shqyrtimi i projektbuxhetit,  Mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve dhe shqyrtimi të tjera të përcaktuara me vendim të kuvendit. Komisioni bashkëpunon me ministri përkatëse dhe mund të kërkoj raporte të drejtpërdrejta. Kjo është pika e dytë e rëndit të ditës lidhur me kompetencat e fushëveprimit. Tani marrë parasysh rendit e dytë, u hodh në votim dhe u votua me shumicë votash.

Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, tha se edhe komisioni i tyre për Komunitete egjiptiane duhet ta ketë një ditë dhe datë.

“Kërkoj që të dalin dhe të monitorojë procesin e ndërtimit të shtëpive, sepse ka shumë pakënaqësi i në këtë drejtim”, tha ai.

Nikolic, propozoi për të martën një komision për të martën.

Edhe deputetët shqiptarë që janë pjesë e këtij komisioni thanë së do të angazhohen për të drejtat e komuniteteve pakicë në Kosovë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme