Kosnett viziton edhe LDK-në, pret përparim në dialogun me Serbinë drejt arritjes së një marrëveshjeje

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Pas Vetëvendosjes, ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar sot Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila doli e dyta në zgjedhjet e së dielës.

Kosnett është pritur nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ndërsa në takim të pranishëm ishin dhe nënkryetarët Agim Veliu, Vjosa Osmani, Lutfi Haziri dhe anëtarja e Kryesisë, znj. Vlora Dumoshi, raporton Ekonomia Online.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për procesin zgjedhor në Zgjedhjet Nacionale 2019, sipas një njoftimi të lëshuar nga Zyra e Shtypit e LDK-së.

Kryetari Mustafa shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës.

Ambasadori Kosnett ishte i kënaqur me atë se sa mirë shkoi procesi zgjedhor, me daljen e lartë në votime, dhe për faktin se kishte aq shumë përqendrim në çështjet për të cilat shqetësohen votuesit. Ai tha se pret një përqendrim të ripërtërirë në përparim kundër korrupsionit, në ekonomi, dhe në dialog me Serbinë drejtë arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të sillte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon, thuhet në njoftimin e LDK-së.

LEXOE EDHE:

Të ngjashme