Kosnetti pyet a do t’i ndalë qeveria e re udhëtimet e panevojshme jashtë vendit

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka kritikuar qasjen e Qeverisë së kaluar për udhëtimet jashtë vendit.

Duke iu referuar Zyrës Kombëtare të Auditimit për udhëtimet jashtë vendit të zyrtarëve qeveritarë ai ka thënë se donatorët janë zotuar për të mos i financuar udhëtimet pasi thotë se strategjia dhe sesionet e punës mund të mbahen edhe në Kosovë.

Ai tutje ka pyetur nëse qeveria e re do të angazhohet për të njëjtën gjë.

“Zyra Kombëtare e Auditimit paralajmëron që udhëtimi i qeverisë së Kosovës është i panevojshëm dhe i kotë. Donatorët janë zotuar të mos e financojnë udhëtimin kur puna – si strategjia dhe seancat e shkrimit – mund të bëhen lehtësisht në Kosovë. A do të angazhohet qeveria e re për të njëjtën gjë edhe qeveria e re?”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme