Kosova e Maqedonia Veriore diskutojnë mbi programin për bashkëpunim ndërkufitar

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 12:56 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Maqedonisë së Veriut, kanë organizuar Forumin Konsultativ IPA II, programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut dhe prioritetet tematike, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se së shpejti do të lansohet edhe thirrja e ardhshme për aplikim për zonat e komunave të përfshira me vlerë prej rreth 3 milionë euro.

Tematika e kësaj thirrjeje lidhet me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, mbrojtja e mjedisit, promovimi i ndryshimit të klimës menaxhimi dhe parandalimi rreziqeve, ndërsa projekti kap vlerën e 25 milionëve, ndërsa ndahet në një periudhë 7 vjeçare.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi tha se ngjarjet e fundit kanë vënë në pah rëndësinë e fqinjësisë së mirë.

Me këtë rast, ai tha se rëndësi e veçantë i është kushtuar komunave, të cilat do të kenë liderin e projekteve në këtë program ndërkufitar

“Programi i bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut i financuar nga Bashkimi Evropian përmes fondeve IPA II dhe i inplementuar përmes dy vendeve tona është shembulli më i mirë i bashkëpunimit në të gjitha nivelet, duke filluar nga qytetarët, grupe të ndryshme të interesit, niveli komunal dhe ai qendror. Përtej rezultateve të arritura nga projektet e implementuara thellimi i këtij bashkëpunimi është rezultat i yni i përbashkët  dhe më i rëndësishmi i këtij programi”.

“Sot në këtë forum konsultativ fal mbështetjes nga Bashkimi Evropian jemi mbledhur për të diskutuar mundësinë e radhës  për financimin qe ofron ky program përmes lidhjes e pastaj për të implementuar projektet me objektivat e qarta në turizëm dhe ambient. Rëndësi e veçantë i është kushtuar komunave, të cilat do të kenë liderin e projekteve në këtë program ndërkufitar”, tha ai.

E ministri i Vetëqeverisjes Lokale nga Maqedonia e Veriut, Goran Milevski, tha se këto mjete mund të bllokohen në rast se ato nuk dedikohen ku duhet. Për këtë, ministri Milevski kërkoi nga zyrtarët e të dyja vendeve që të jenë sy qelë.  

“Bashkëfinancimi i projekteve është dhënë deri në 377 milionë euro. Pra projektet e financimit u zbatuan në pikat kufitare. Është e rëndësishme faza finale e thirrjeve për propozime dhe vlera është diku 3 milionë euro që do t’i jepet zyrtarëve të pushtetit lokal. Është mirë që të krijojmë partneritet në të dy shtetet dhe të përgatisim projekte që dy shtetet të kenë interes. Ndiqni procedurat e BE-së deri në fund dhe nëse ju duhet konsultime zyrtarët përgjegjës ju ndihmojnë. Nëse nuk jeni të përgatitur llogaritë mund të ngrihen. Duhet të kemi bashkëpunim dhe t’i hapim sytë së si do t’i shfrytëzojmë paratë”, tha ai.

Menaxheri i programit CBC i Zyrës së BE-së në Kosovë, George Papagiannis u shpreh se qëllimi i këtyre projekteve është rrija e bashkëpunimi ndërkufitar.

Ai u shpreh se për bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni të Veriut, BE-ja ka ndarë fond prej 8.5 milionë eurosh përmes të cilit janë kontraktuar 14 projekte, 9 prej tyre kanë qenë për komunat.

“Vlera totale që BE e ka kontribuar për këtë është më shumë se 25 milionë për një periudhë shtatëvjeçare dhe kemi edhe një shtatë vjetor që do të nisë vitin tjetër. Për bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni e Veriut fondi ishte 8.5 milionë, deri më tani kemi kontraktuar 14 projekte nga të cilat 9 kanë qenë për komunat. Dhe dëshiroj të theksoj se Zyra e BE-së në Kosovë mbështet autoritetet lokale si aplikues dhe duhet ta marrin pronësinë e projekteve dhe të sigurojnë qëndrueshmëri të mëvonshme”, theksoi Papagiannis.

Të ngjashme