Kosovarët në Afganistan kërkojnë ndihmë nga Pacolli për evakuim

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Kosovarët që aktualisht gjenden në Afganistan kanë kërkuar ndihmë nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, për evakuim.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Naim Murseli, këshilltar i Pacollit.

Pacolli që ka kompani me punëtorë kosovarë në Afganistan ka shprehur gatishmërinë e tij që t’ju dalë në ndihmë të gjithë atyre që kërkojnë të kthehen në vend.

“Aktualisht nuk kemi punëtorë atje, por ka kosovarë që janë lajmëruar tek zotëri Pacolli dhe kanë kërkuar ndihmë për evakuim nga Kabuli”.

“Pacolli ka kërkuar informata shtesë dhe të njëjtit janë kosovarë që punojnë në institucione të huaja në Afganistan. Ai ka shprehur gatishmërinë e tij për t’i ndihmuar në evakuim”, tha Murseli.

Të ngjashme