KQZ-ja vendos, ministrat e LDK-së dhe Nismës zëvendësohen me deputetë të rinj

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 14:46 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që tre deputetët e LDK-së dhe një nga Nisma Socialdemokrate, që morën poste në Qeverinë e Hotit, do të zëvendësohen me deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Driton Selmanaj, Arban Abrashi dhe Armend Zemaj të zëvendësohen nga Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi, ndërkaq Albulena Balaj-Halimi nga Nisma Socialdemokrate do të zëvendësohet me deputeten Arbëreshë  Krasniqin.

KQZ-ja i ka rekomanduar presidentit Hashim Thaçi zëvendësimin e deputetëve të deritashëm.

KQZ-ja çregjistron katër parti politike

Katër parti politike janë çregjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak se asnjëra prej tyre nuk ka dorëzuar në këtë institucion formularin për vazhdimin e regjistrimit të partisë, raporton EO.

Sipas KQZ-së, ky është një detyrim ligjor i cili nuk është  përmbushur  nga asnjëra  prej tyre.

Bëhet fjalë për Partinë Euroatlantike të Kosovës  (PEK); Lëvizjen për  Drejtësi (LD); Samostalna Liberalna Stranka (SLS) dhe Evropska Stranka Demokratske Akcije (ESDAK).

Sipas regjistrit të KQZ-së pas çregjistrimit të këtyre katër  partive, numri i përgjithshëm i partive politike në Kosovë është 44.

Të ngjashme