Krasniqi: Andin Hoti duhet të rreshtohet me çlirimtarët, jo Kadri Veselin

Prishtinë | 06 Gus 2017 | 13:32 | Nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka folur për çlirimtarët e shtetit duke konsideruar se të tillë janë shumë të cilët kanë bërë vetëvrasje për rrethana të mjera që pushteti jau ka lënë.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka përmendur se nëse deputeti i PDK-së, Andi Hoti i ka në qejf çlirimtarët duhet i njëjti të rreshtohet me ta. Sipas tij nuk do të duhej që aty të ishte kreu i kësaj partie, Kadri Veseli, trasnmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Frashër Krasniqit:

Çlirimtarët e vërtetë janë ata për të cilët sot askush nuk dëgjon. Ata jetojnë në varfëri. Plot prej tyre kanë bërë vetëvrasje për shkak të rrethanave të mjera në të cilat i ka lënë pushteti.

Nëse Andin Hoti njëmend i paska idoll çlirimtarët, do të duhej të rreshtohej me ta, e jo me Kadri Veselin i cili është një nga përgjegjësit për gjendjen e tyre të mjerë e të harruar. I cili e ka ndërtuar pasurinë dhe pozitën e tij personale, mbi kontributin dhe varfërinë e çlirimtarëve të vërtetë.

Dhe në fund, është vërtetë shumë dëshpëruese se si Andini nuk e paska kuptuar ende që pushtetet autoritare dhe anti-popullore, përherë burgosin njerëz nën akuza të rrejshme për terrorizëm, irridentizëm, subversion, e çka jo tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme