Krasniqi në 23-vjetorin e themelimit të policisë: Ndonëse pa paga dinjitoze, mbetet institucion i shquar

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se policia e Kosovës mbetet një ndër institucionet më të shquara, ndonëse nuk ka paga dinjitoze, e kushte jo të favorshme të punës.

Përmes një postimi në Facebook, në 23 vjetorin e themelimit të policisë, Krasniqi tutje ka lavdëruar punonjësit e këtij institucioni duke thënë se është përherë mirënjohës.

“23 vite më parë, Kosova u bë me Shërbimin Policor të Kosovës, që më pas u shndërrua në Polici të Kosovës, për t’i hapur rrugë mbrojtjes së qytetarëve, rendit dhe ligjit në vendin tonë. Aktualisht, Policia jonë, ndonëse me kushte jo të favorshme të punës, e pa paga dinjitoze, mbetet një ndër institucionet më të shquara që ofron shërbim e siguri për secilin, pa dallim. Respekt për punën dhe angazhimin e mijëra grave e burrave që ndër vite kanë vendosur të shërbejnë në Policinë Kosovës, duke ju përmbajtur me dinjitet vizionit, misionit dhe vlerave të këtij profesioni fisnik. Përherë mirënjohës!”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme