Krasniqi: Nuk kemi votë për Qeverinë e mashtrimit

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 10:44 | Nga Kastriot Kokollari

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se nuk mund të votojnë pro marrëveshjes financiare të Kosovës për marrëveshjen për kredi nga institucionet ndërkombëtare prej 22 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi ka thënë se PDK-ja nuk ka votë për qeverinë e Hotit, që e ka quajtur qeveri e mashtrimit dhe vazhdim i qeverisë së shkarkuar të udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Krasniqi ia ka përmendur LDK-së dhe Vetëvendosjes bllokimet në Kuvendin e Kosovës kur PDK ishte në qeveri së bashku me AAK-në dhe Nisman.

“Ishit ju që me interpretime teknike e duke pasur mendjen te pushteti, penguar procedimin e këtyre ligjeve dhe për shkak të juaj, edhe tani sa muaj pas shpalljes së pandemisë qytetarët s’kanë pranuar ndihmë nga qeveria dhe në vend se t’i sillni këto ligje për t’i votuar këtu, po merrni me tema që nuk janë shumë urgjente, sesa ndihmat për qytetarët tanë dhe bizneset”.

“Cilat janë prioritetet e juaja z.kryeministër? Sot po vërtetohet ajo që po themi qe sa kohë, se kjo qeveri edhe ajo që u shkarkua janë dy anë të së njëjtës monedhë, sepse qasja e tyre ndaj këtyre marrëveshjeve për qytetarët ka qenë e njëjtë. Mirë që kanë ardhur këto marrëveshje, por prioritetet e qeverisë duhet të jenë tjera. Nuk kemi votë për qeverinë e mashtrimit 2.0, ju duhet të sillni ligje që ndihmojnë qytetarët”.

“Është e vërtet që njëherë keni thirr një seancë mbase 5.6 seanca nuk I keni votuar marrëveshjet ndërkombëtare, por jo që keni poasur parasysh interesin qytetar por kanë ardh disa deputet të europarlamentare dhe për atë  keni votuar” u shreh Krasniqi.

Të ngjashme