Krasniqi pas arrestimit të Molliqajt, kameramanit e suspendimit të policit: Era shtet diktatorial

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka kritikuar pushtetin për suspendimin prej tri ditësh të zyrtarit policor, Amir Hoxha.

Kjo pasi ai kritikoi pagesat për karburantin që shpenzojnë deputetët dhe mos pagesat e orëve shtesë dhe shujtave për Policinë e Kosovës.

Krasniqi ka përmendur edhe arrestimin e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj teksa ishte duke shkuar në debatin në “Pressing” në T7 dhe arrestimin e kameramanit të Ekonomia Online në një aksion të policisë dhe AKP-së në ndërmarrjen publike “AgroKosova”.

Sipas Krasniqit këto tri raste që kanë ndodhur brenda një jave tregojnë se po vjen era shtet diktatorial.

“Vëtëm brenda 1 jave: 1. Arrestohet aktivisti opozitar me 60 policë specialë, 2. Arrestohet brutalisht kameramani në vendin e punës, 3. Suspendohet polici veç pse denoncoi kushtet e rënda të punës dhe kritikoi pushtetin. Era shtet… dictatorial”, ka shkruar Krasniqi në një postim në “Facebook”.

Të ngjashme