Krasniqi: PDK-ja pro pastrimit të listave të veteranëve, i pari që duhet të largohet është Albin Kurti

Prishtinë | 07 Qer 2022 | 13:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur qëndrimin e tij pro pastrimit të listave të veteranëve të UÇK-së. Ai ka thënë se i pari që duhet të largohet nga kjo listë është kryeministri, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Ai ka folur edhe për protestën e djeshme të veteranëve të luftës së UÇK-së, teksa e ka quajtur të padrejtë mundësinë që të përjashtohen ata nga Projektligji për pagën minimale.

“Veteranët duhet të jenë të përfshirë në pagën minimale ashtu siç ka qenë në fillim. Të gjithë ne kemi thënë se ka probleme me listat e veteranëve dhe ato lista duhet të pastrohen dhe kushdo që s[ka qenë veteran e që është pjesë e saj duhet të hiqet ajo, por i pari qe duhet të hiqet si veteran i rrejshëm është Albin Kurti, sepse është kryeministër i Kosovës e s’mundet me qenë veteran një njeri i cili asnjëherë nuk e ka veshur në asnjë minutë uniformën e UÇK-së dhe ai duhet të japë shembull persona, i pari të largohet, të thotë unë nuk jam veteran. Mund të jetë në ndonjë kategori tjetër, sepse ka qenë i angazhuar në zyrën e Adem Demaçit por jo ta quajë vetën veteran luftëtar. Ai më shumë se një vit qeveri, asnjë hap se ka ndërmarrë për këtë çështje”, është shprehur Krasniqi.

Kurti ka marrë statusin e veteranit si i angazhuar në Zyrën e UÇK-së në Prishtinë, që udhëhiqej nga Adem Demaçi. Më pas, Kurti ishte arrestuar nga forcat serbe dhe ishte liruar pas luftës.

Të ngjashme