Krasniqi: Qeveria ka neglizhuar edhe fushatën e vetëdijesimit, e për këtë nuk ka faj deputeti Haxhiu

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 14:47 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është kundërpërgjigjur ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili gjatë një konference për medie, tha se opozita mund të ndihmojë duke mos përhapur dezinformata, raporton Ekonomia Online.

Vitia këtë ia drejtoi deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut.

Krasniqi tha se Qeveria e ka neglizhuar fushatën e vetëdijesimit edhe procesin e vaksinimit, e kjo nuk mund të jetë faji i një deputeti.

“Qeveria ka neglizhuar edhe fushatën e vetëdijesimit edhe procesin e vaksinimit. S’mund të jetë faj i një deputeti. Zotëri haxhiu e ka ngritur këtë çështje në mënyrë të vazhdueshme. Kontrata me Pfizer sot e kësaj dite mbahet fshehtë. Është tendencë për t’u shfajësuar nga faji që e kanë. Jeni të paaftë deri tash situata është e rënduar”.

Krasniqi tha se i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti, me qëllimin e vetëm që kreu i Qeverisë të marrë përgjegjësi për situatën e rënduar.

“Arsyeja e ftesës sime është kryeministri të marrë përgjegjësinë që i takon. Kryeministri mund të ftoj seancë dhe Kuvendi mblidhet ai këtë nuk po e bënë. Deputetët janë të gatshëm në çdo moment që të mblidhen. Ne jemi të gatshëm dhe mund të shkojmë sot pasdite por nuk po e gjejmë gatishmërinë e Qeverisë. Përveç Ligjit të Buxhetit mund të diskutojmë edhe për këtë gjendje të rëndë që e kemi”.

Të ngjashme