Kryeministri i Bullgarisë uron Hotin

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti  ka pranuar sot urim nga kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boiko Borisov.

“Në emër të qeverisë bullgare dhe në emrin tim po ju dërgoj përgëzimet e mia më të përzemërta dhe urimet e mia me rastin e zgjedhjes suaj për Kryeministër të Republikës së Kosovës dhe për aprovimin e kabinetit tuaj nga ana e Kuvendit.

“Besoj që marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve tona do të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tutje për aktivizimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Do të gëzohem nëse në të ardhmen e afërt do të kemi mundësi t’i diskutojmë këto perspektiva”.”Do të doja t’ju siguroj se Bullgaria do të vazhdojë edhe në të ardhmen me mbështetjen e vazhdueshme për rrugëtimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.  Z. Kryeministër, pranoni urimet e mia për shëndet të plotë dhe suksese në punën tuaj shumë të përgjegjshme”.

Të ngjashme