“Kryeministri i shkarkuar me 2/3 e deputetëve po kërkon debat me presidentin e zgjedhur me 2/3 e votave”

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 01:04 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i PDK-së në degën e saj në Prishtinë, Bujar Cakolli, është tallur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pasi ky i fundit i kërkoi presidentit Thaçi të dalë në debat televiziv me të.

Cakolli ka thënë se kryeministri i shkarkuar me 2/3 e votave të deputetëve po kërkon debat me presidentin e zgjedhur me 2/3 e votave.

Ai ka thënë se tani mund të organizohet vetëm një debat mes Vetëvendosjes dhe deputetëve të saj të cilët mund t’i lexoni më poshtë.

Postimi i plotë:

Kryeministri i shkarkuar me 2/3 e votave deputetëve, i paska lyp debat Presidentit të zgjedhur me 2/3 e votave.

Krejt çka mujmë me ba tash,me organizu një debat, nē njërën Albini, Haki Abazi e Shkëlzen Gashi, e në anën tjetër Glauku, Liburn Aliu e Mefail Bajqinovci.

Të ngjashme