Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Takimi u mbizotërua nga diskutimi mbi situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID- 19. Ambasadori Grondahl, derisa bashkëndjeu me situatën e shëndetit publik të krijuar si rezultat i pandemisë, shprehu gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Republikës së Kosovës në përpjekjet e saj për parandalimin e shpërndarjes së mëtutjeshme të virusit Korona.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimet e sinqerta për përkrahjen e shtetit Norvegjez dhe bëri thirrje për solidaritet në mes të gjitha shteteve të cilat po ballafaqohen me pandeminë COVID- 19. Të dy u zotuan të shtojnë bashkëpunimin në mes dy shteteve në të gjitha fushat.

Të ngjashme