Kryeministri malazez: Demarkacioni, çështje e zgjidhur për ne

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 16:36 | Nga

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq tha sot se për vendin e tij çështja e demarkacionit me Kosovën është zgjidhur dhe se nuk ekziston nervozizëm në këtë pikë.

“Për ne, kjo çështje është zgjidhur, kufiri është përcaktuar,është nënshkruar marrëveshja, parlamenti i Malit të Zi e ka verifikuar atë, tash kjo është një çështje e Kuvendit të Kosovës”, raportojnë mediat serbe.

“Ne nuk kemi asnjë lloj nervozizmi rreth kësaj çështjeje”, iu tha Markoviq gazetarëve pas takimit që pati sot në Beograd me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme