Kryeministri në detyrë Kurti uron Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin e saj në NATO

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Maqedoninë e Veriut që sot edhe zyrtarisht u bë anëtare e NATO-s.

“Sot, fqinji ynë, Maqedonia e Veriut u bë pjesëtari i tridhjetë i NATO-s, aleancës ushtarake që ofron siguri e mbrojtje për demokracitë. Për Kosovën kjo është ngjarje e lumtur, sepse sjell më shumë siguri në fqinjësi, dhe e mban larg mundësinë e ndërhyrjeve nga fuqi të tjera. Është ngjarje pozitive përgjithësisht edhe për shqiptarët, pasi Maqedonia e Veriut është një shtet ku jetojnë shumë bashkëkombës tanë.”, ka thënë Kurti.

Ai i ka uruar institucionet dhe qytetarët e Maqedonisë Veriore për këtë këtë hap përpara, ndërkohë ka shprehur bindjen se nuk do të vonojë shumë edhe hyrja e Kosovës në NATO.

Të ngjashme