Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër në ora 10:00, raporton EO.

Aty pritet që të shqyrtohet kërkesa e LDK-së për seancën në të cilën do të votohet Qeveria Hoti.

Kërkesa e LDK-së është që seanca të mbahet të mërkurën në ora 11:00.

Pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç kishte paralajmëruar, LDK-ja do të vendosë për emrat e saj për kabinetin qeveritar.

Mbledhja e kësaj partie në të cilën pritet të vendoset një gjë e tillë është paralajmëruar për nesër në ora 16:30.

Të ngjashme