Kryetarët e komunave të drejtuara nga VV: AKK-ja është e politizuar

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Katër kryetarët e komunave të cilat i drejton Lëvizja Vetëvendosje kanë dalë në një konferencë për media, duke e quajtur Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) “si të politizuar”.

Shpejtim Bulliqi (Podujevë), Alban Hyseni (Gjilan), Qemajl Aliu (Shtime) dhe Kadri Rahimaj (Kamenicë), thanë se AKK-ja është kundër Qeverisë.

Kjo pasi, AKK-ja të martën dorëzuar padi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë.

“Andaj, ne mendojmë se inicimi i kësaj padie nga ASK-ja edhe një herë dëshmon se ky AS është kthyer në një vegël politike, anti-qeveritare dhe larg misionit të tij që duhet ta përmbush në shërbim të komunave”, ka thënë Shpejtim Buliqi, kryetar i Podujevës.

Ka shtuar se shpreson që të gjendet një zgjidhje për problemin e kontratës kolektive.

“Ne si kryetarë të komunave jemi të interesuar që të gjendet zgjidhje për këtë problem që prek drejtpërdrejt punëtorët e sektorit publik, por jo të keqpërdoret nga një asociacion politik që shtynë përpara agjendat ditore të caktuara politike anti-qeveritare dhe të cilat s’e kanë fokus zgjidhjen e problemit”, është shprehur Bulliqi.

Të ngjashme