Kryetari i Bordit të Ujësjellësit një militant i zellshëm i VV-së në Facebook

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 22:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Bordit të Ujësjellësit, Mentor Hyseni i cili u emërua në këtë pozitë nga qeveria Kurti nuk po e ndal aktivitetin politik, shkruan gazeta inFokus.

Ai në llogarinë e tij në Facebook reagon ndaj çdo situate politikë që është e përfshirë Lëvizja Vetëvendosje e madje në një status të tij nuk ka hezituar të merret edhe me kreun e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Si duket edhe pas emërimit si kryetar i Bordit të Ujësjellësit atij po i del mjaftueshëm kohë që të merret edhe me politikë.

E reagimi i tij i fundit është për vendimi e Gjykatës Kushtetuese që pezulloi dekretin e Presidentit Thaçi deri më 29 maj.

“Rrini bre, jo po shkojna, rrini bre, jo po shkojna, ani pra shkoni, po ku po shkoni se, valla me Listen Serbe se me ta po i mbrojm interesat e Kosovës”, ka shkruar ai.

Këto janë disa nga reagimet e tij:

Të ngjashme