Kryetari Konjufca në Berat, pritet në takim nga kreu i Bashkisë, Ervin Demo

Prishtinë | 20 Sht 2022 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe delegacioni që e shoqëron, ka realizuar një vizitë në qytetin e Beratit.

Në selinë e Bashkisë së këtij qyteti kryetari Konjufca u prit në takim nga kryebashkiaku Ervin Demo, me bashkëpunëtorë.

Kreu i Bashkisë, Demo, e njohu kryetarin Konjufca për vlerat historike e kulturore të qytetit të Beratit, si dhe për angazhimet e pushtetit lokal në funksion të promovimit të vlerave turistike që kjo zonë ofron për vizitorët e shumtë.

Në këtë takim të ngrohtë e miqësor, kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Bashkisë së Beratit folën për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit midis qyteteve të ndryshme të Kosovës e të Shqipërisë, me qëllim të realizimit të aktiviteteve të përbashkëta në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

Të ngjashme