Kryeziu ia publikon deklaratën Albin Kurtit për kapjen e shtetit

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Kapja e Bordeve të Institucioneve Publike po vazhdon akoma nga partitë politike me militantët e tyre partiak, kështu po e bën edhe lideri i Vetëvendosje e kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Por, Drejtori Ekzekutiv i KDI, Ismet Kryeziu. i ka kujtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit se çfarë thoshte ai para një viti kur ishte në opozitë.

Kryeziu ka shpërndarë një video ku Kurti para një viti kishte hedhur akuza të rënda ndaj partive në pushtet për kapjen e shtetit, ku thoshte se kapja e shtetit përpos që është korrupsion, është edhe krim institucional.

“Kapja e shtetit është më shumë se krim i organizuar, është krim institucional”, thotë Kurti.

Më poshtë keni fjalimin e plotë të Kurtit të shpërndarë nga Ismet Kryeziu.

Kapja e Shtetit, para nje viti 🧐

Gepostet von Ismet Kryeziu am Freitag, 3. April 2020

Të ngjashme