Kuçi: Shpejt do ta lypin PDK-në

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 22:04 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Hajredin Kuçi, ka thënë se në Kosovë nuk ka ndodhur ndryshimi, por vetëm ndërrimi i pozicioneve të njerëzve.

Hajredin Kuçi ka qenë i ftuar në RTK, ku ka thënë se në Kosovë ka ndodhur një ndërrim i pozicioneve të njerëzve, por jo një ndryshim substancial.

Tutje ai ka theksuar se qytetarët kanë për ta kërkuar PDK’në.

“Në Kosovë nuk ka ndodhur ndryshim, por mendoj ka ndodhur ndërrim i pozicioneve të njerëzve. Do të shihet që ky ndërrim nuk është ndryshim. Përkundrazi, besoj që do t’i kërkojnë njerëzit e PDK’së shumë shpejt”, ka thënë Kuçi.

Në fund ai ka thënë se ndryshimi nuk është substancial dhe se ky ndryshim do të vijë me PDK’në.

“Nuk ka ndryshim në kuptim substancial. Ndryshimi do të mund të vijë me PDK’në”, është shprehur Kuçi.

Të ngjashme